Qendrat pritëse të refugjateve në Shëngjin dhe Gjader të Lezhës tashme jane gati për të pritur grupin e parë të emigranteve.Strukturat janë pajisur me logjistiken dhe përsonelin e nevojshem, ndërsa autoritetet Italiane në prani të ambasadorit Fabrizio Bucci hapen dyert dhe prezantuan te gjithë menyren e funksionimit të kampit të Gjadrit.

Struktura është e ndarë në pesë seksione, ndërsa zona brenda kampit do të monitorohet nga policia italiane e cila qëndron ndërmjet ambjenteve të punonjesve dhe refugjateve. Këta të fundit do të jene të vendosur brenda një rrethimi të dytë pas atij që rrethon të gjithë kampin. Kapaciteti aktual nuk i kalon 400 vende, por gjithçka mund të ndryshojë në vazhdimesi.Brenda këtij rrethimi, por të veçuar nga pjesa e tjeter e grupit do të vendosen refugjatet të cileve u refuzohet azili por nuk pranojne të riatdhesohen. Do të jenë autoritetet italiane që do të percaktojnë menyren e operimit ne kete zone.

Ne fund te struktures qe do të funksionoje fillimisht është vendosur edhe burgu qe përbehet nga dhoma gjykimi sipas legjislacionit italian për refugjatet që kryjne vepra penale dhe ruhet plotësisht nga policia italiane dhe pas tyre janë qelite.

Pas perfundimit disa muaj më pare të qendres pritese në Shengjin, edhe kampi në Gjader është gati, por autoritetet nuk kane asnjë konfirmim se kur do të vinë refugjatet e pare. Aktualisht jane perfunduar rreth 70% e punimeve dhe do të vijohet të pakten edhe për 3 muaj të tjere për të realizuar pjesen tjeter të punës në ngritjen e kësaj strukture. Qendra ishte planifikuar të hapej më 1 shtator, kur do vinin dhe refugjatët e parë, por për shkak të vonesave në punime, hapja u shty. Marrëveshja Shqipëri-Itali për refugjatet është arritur në 6 nëntor të vitit 2023, fillimisht për pesë vjet dhe ku është planifikuar për të pritur 36.000 emigrantë në vit. Ata do të vinë përmes detit në Portin e Shëngjinit ku do të qëndrojnë për 48 orë në qendren pritëse e më pas do të dërgohen në kampin e Gjadrit, deri në shqyrtimin e proçeduarave dhe dokumentacionit për azil.

Artikulli paraprakNDËRTIMI BRENDA BAZËS USHTARAKE
Artikulli tjetërZOGAJ, DESTINACIONI I PREFERUAR I TURISTËVE