Dy ditë më parë Star Plus solli me qëllim sensibilizimi historinë e kësaj familjeje cila po përballet me një varfëri ekstreme. Përvec ushqimeve për të pasur plot tryezën e festave fëmijët e familjes duke qënë se është stinë dhuratash shprehën dëshirën që babagjyshi ti sillte secilit nga një lodër .

Por nisma e Star Plus nuk ndaloi këtu. Stafi i këtij televizioni i dërgoi familjes ndihma ushqimore e veshje të shumta, ndërsa për fëmijët mendoi që ti dhurojë pikërisht lodrat që ata ëndërronin.

Bashkangjitur me dhuratat në familjen Zefi mbërriti edhe zarfi me një shumë të mjaftueshme parash e cila dërguar nga një person i cili kërkoi që të mbesë anonym.

Kjo ditë u mbush me ngjyra plot për këta vogëlushë sepse ne sollëm me vete animatorin i cili i argëtoi fëmijët pa masë duke e kthyer në një ditë feste për ta .

Gruaja e shtëpisë Manushaqja mes emocionesh të shumta falenderon të gjithë ata të cilët u sensibilziuan me rastin e saj.

Thirrjes së familjes Zefi për ndihmë i janë përgjigjur shumë individë që kanë shprehur solidaritetin e tyre dhe mbështetjen materiale për t’ia lehtësuar varfërinë e për t’ia siguruar ushqime e veshmbathje, aq shumë të nevojshme për këtë familje.

Ata kanë kontaktuar në redaksinë tonë dhe ditët në vijim ne sërish do të trokasim tek kjo dhe shumë familje të tjera në nevojë.

 

 

Artikulli paraprakKRISHTLINDJET, JANULLATOS URON NË SHQIP
Artikulli tjetërLAÇ, ZJARR NË TREGUN INDUSTRIAL