Star Plus TV ju uron të gjithë shkodranëve e shqiptarëve gëzuar Vitin e Ri 2023. Star Plus TV transmetoi drejtpërdrejtë momentin e ndërrimit të viteve në Shkodër nga disa pika të ndryshme duke sjellë live fishekzjarret si dhe ceremoninë e përvitshme që organizohet nga hotel “Colosseo”.

Stafi i Star Plus, gazetarët, operatorët dhe teknikët u angazhuan maksimalisht në përcjelljen e këtyre momenteve të gëzueshme nga qendra e qytetit e mbushur me qytetarë që dolën për të festuar natën e ndërrimit të viteve. Shpresojmë që 2023 të jetë një vit i mbarë dhe i gëzuar për të gjithë shqiptarët! Gëzuar!

Artikulli paraprakMBI 200 USHTARË KTHEHEN NË ATDHE, RUSIA DHE UKRAINA SHKËMBEJNË TË BURGOSURIT NË DITËN E FUNDIT TË VITIT
Artikulli tjetërSHKODRA FESTON 2023 , STAR PLUS LIVE NGA SHESHET KRYESORE