Kampi i refugjateve në Gjader të Lezhës pritet te jetë gati brenda 1 shtatorit, kur pritet të mbërrijnë dhe grupi i parë përsonave që do të vendosen aty.Punëtor dhe mjete po punojnë përgjatë 24 oreve dhe tashmë është vendosur pjesa më e madhe e kapanoneve qe do të shërbejnë për akomodimin e refugjatëve, pasi të përfundojnë procedurat e regjistrimit në qendren pritëse në Shëngjin që ka përfunduar që prej 5 qershorit.

Kampi në Gjadër do të jete i ndarë në 4 pjesë ku është zona e akomodimit, pjesa e mensës apo dhe kapanonet qe do të funksionojnë për higjienën personale. Po ashtu janë vendosur dhe kapanone për qendra shëndetësore e ndërkaq një pjese tjetër do te funksionoje si burg për persona të cilët mund të shkelin ligjin brenda këtij rrethimit.

Një pjese tjetër do të jete për refugjatët qe u është refuzuar azili, deri në pritje për tu dërguar serish nga vendet ku kanë ardhur.Kryeplaku i Gjadrit Aleksander Preka thotë se punimet me ecin me ritme të shpejta dhe sipas tij ky projekt po rigjalleron zonen, duke i dhënë punësim dhe zhvillim ekonomik.

Krahas vendosjes së kapanoneve po vijon puna edhe për ngritjen e murit i cili do të jete me një strukture metalike rreth 6 metra i lartë ku do të shërbej për sigurinë e refugjatëve.Porti i zbarkimit të refugjateve nga vendet e treta do të jetë Shëngjini, ku është ngritur qendra pritëse, ndërsa në Gjadër po ndërtohet kampi ku do të qëndrojnë deri në shqyrtimin e kërkesave për azil.

Artikulli paraprakPAS PLANEVE PËR RESORTE LUKSOZE NË SAZAN DHE ZVËRNEC, IVANKA TRUMP VJEN NË SHQIPËRI, JAHTI I SAJ NDODHET NË QEPARO
Artikulli tjetërSHKOLLA E NDËRTIMIT, MATURAT TAKOHEN PAS 45 VITESH