Nëna e Blerina Metës, gruaja e Pëllumb Metës, i cili u vra nga 3 fëmijët dhe u gropos në kasollen e bagëtive ne Shna Vlash te Durresit, disa vite më parë ka vrarë vjehrrën e saj në Gjorm të Kurbinit. Sanije Tuga vrau vjehrrën, e për këtë ngjarje bëri 6 vite burg. Në maj të 2010-ës, policia e Kurbinit arrestoi 52-vjeçaren Sanije Tuga për vrasjen e vjehrrës së saj dhe plagosjen e bashkëshortit, kete e deshmon nje prej fqinjeve te familjes Tuga ne nje interviste per STAR PLUS.

Pas një sherri me vjehrrën Behare Tuga, kjo e fundit është marrë në mbrojtje nga i biri, Baftjari. Këtë duket se 52-vjeçarja nuk e ka kapërdirë dot dhe ka marrë çiften, duke qëlluar në drejtim të vjehrrës dhe bashkëshortit.Nderkohe teksa tre fëmijët kane dale para Gjykatës për vrasjen e të atit, Pëllumb Meta, bashkëshortja e tij po hetohet në gjendje të lirë për moskallëzim krimi.

Ajo po qendron në banesën e prinderve te saj ne Gjorm te Kurbinit. Pas zbulimit të vrasjes, kjo e fundit është vendosur në shtëpinë e prindërve të saj, ndërsa është marrë në mbrojtje nga policia.Nderkohe Babai i blerinës, Baftjar tuga, thotë se gjithçka në lidhje me këtë çështje do ta dëshmojnë përpara organeve të drejtësisë.

Artikulli paraprakSHKODËR, INFERTILITETI PREK RRETH 10 % TË ÇIFTEVE
Artikulli tjetërPOEZIA BASHKON GRATË NË LEZHË