Që prej kësaj të premte të 21-prillit televizioni rajonal lider në Shqipëri STAR PLUS do të jetë prezent me sinjalin e tij edhe në Qarkun e Lezhës në platformën tokësore dixhitale falas, pa pagese. Antenat janë të vendosura në disa pika si në Balldre, Pllane, Perlat, Lurth, Kodër Rrëshen dhe Kurbnesh, duke mbuluar me sinjal të tre Bashkitë e këtij qarku, Lezhë, Kurbin dhe Mirditë.

Sinjali i Star Plus Televizion mund të regjistrohet duke futur në kërkim automatik dekoderin apo televizorin tuaj të pajisur me marrës tokësor të inkorporuar DVBT2. Star Plus Televizion tashmë mund të ndiqet në të gjithë qarkun Lezhë pa asnjë kosto shtes.

Ndërkohë për të qenë sa më afer shkikuesve ky televizion rajonal lider në Shqipëri është prezent me shërbimet e tij në Lezhë, si lajme, reklama apo dhe njoftime të ndryshme prej disa muajsh duke shërbyer me profesionalizëm edhe për qytetarët e Lezhës.

Artikulli paraprakFALJA E BAJRAMIT, MYFTIU: POLITIKA MË ZHGËNJEU
Artikulli tjetërKANDIDATËT E VAU DEJËSIT UROJNË BAJRAMIN!