Edhe këtë të hënë në Star Plus, emisioni sportiv “Star Sport”, i drejtuar nga gazetarët Maringlen Zhivani dhe Marinela Matija, vijoi me puntatat e tij. Mbrëmjen e së hënës u diskutua mbi ngjarjet më të rëndësishme nga sporti shkodran, me në krye Vllazninë. Të pranishëm në studion e emisionit “Star Sport” ishin ish-futbollisti dhe trajneri Altin Xhahysa, ish-futbollisti dhe trajneri i moshave Valmir Kurti, përgatitësi atletik i Akademisë Vllaznia, Arben Parmeza, si edhe volejbollistja e Vllaznisë, Xhesika Kaçi.
Ndërkohë, edhe analisti sportiv nga kryeqyteti, Artan Shyti foli në lidhje live për emisionin “Star Sport”.
Personazhet më në zë të momentit të sportit shkodran do të flasin për “Star Sport” çdo javë, teksa specialistët e futbollit, ish-futbollistë, por edhe analistët e ndryshëm do të jenë pjesë e emisionit “Star Sport” për të diskutuar çështjet më të rëndësishme, si zakonisht çdo të hënë në ora 21:00.