Barazimi në transfertë ndaj Dinamos dhe situata jo e mirë te Vllaznia kohët e fundit, ishin në fokusin e diskutimit të emisionit “Star Sport”, që transmetohet si zakonisht mbrëmjen e së hënës në ekranin e Star Plus. Të ftuar ishin Bujar Qamili, Arbër Shytani, Noris Kozmaj, Brilant Hasaj, si edhe Eno Skarço në lidhje direkte, të cilët diskutuan rreth ecurisë së Vllaznisë deri më tani.

Ndërkohë, krahas Vllaznisë, “Star Sport” u ndal edhe tek ecuria pozitive në dy ndeshjet e fundit të ekipit të Murlanit, teksa për një gjë të tillë, i ftuar në studio ishte sulmuesi i kësaj skuadre, Brilant Hasaj.

Personazhet më në zë të momentit të sportit shkodran do të flasin për “Star Sport” çdo javë, teksa specialistët e futbollit, ish-futbollistë, por edhe analistët e ndryshëm do të jenë pjesë e emisionit “Star Sport” për të diskutuar çështjet më të rëndësishme, si zakonisht çdo të hënë në ora 21:00.

Artikulli paraprakMOSHA E TRETË NË VËMENDJEN E BASHKISË
Artikulli tjetër“SIGAL UNIQA VITAL TRUCK” NDALET NË TAMARË