TË FTUAR EUGEN VASO, ILIRI DIBRA, ANA GJELA E KLAVIA PETËZA. Emisioni “Star Sport” ka zbardhur vendimet e pritura pikërisht ditën e martë në Këshillin Bashkiak dhe veprimet që do të bëhen për të ardhmen e Vllaznisë.
Ka qenë pikërisht Këshilltari Erogen Vaso që ka folur me kompetencë ku ka paralajmëruar se kontrata mes kompanisë “Gea Sport” e Vllaznisë ka rënë për mosplotësim të kushteve të kontratës. Ndërkohë që edhe ish futbollisti Ilir Dibra ka folur për një gjendje që sipas tij nuk i ka shërbyer absolutisht sportistëve por edhe situatës në klub. Përveç Vllaznisë, Star Sport ka diskutuar dhe për zhvillimet e fundit në lidhjen me përfaqësuesen kuq e zi. Të ftuarit në studio si Vaso ashtu dhe Dibra janë shprehur se skuadra shqiptare duhet të fitojë në tavolinë ndeshjen. Po ashtu nuk kanë munguar dhe lidhjet telefonike me gazetarë sportiv nga Tirana, si Gjergji Stefa, apo dhe menaxherin e FIFA-s Dritan Gjyrezi të cilët në bazë të fakteve e shohin Shqipërinë si fituese të tri pikëve, por pa përjashtuar mundësinë e ndonjë surprize nga ana e komisionit të disiplinës në UEFA. Përveç futbollist, në studio ka qenë të ftuara edhe dy volejbollistet e Vllaznisë, Ana Gjelaj dhe Klavia Petëza ku kanë folur për suksesin e arritur në ndeshjen e dyte të kampionatit ndaj Studentit. Përveç takimeve në kampionat, vajzat volejbolliste kanë theksuar faktin se kanë pothuajse 7 vite që merren me sportin e volejbollit duke theksuar se vetëm vullneti dhe dëshira e tyre i ka bërë ato që të vijojnë sërish të luajnë për ngjyrat kuqeblu. Ndërkohë Star Sport, do të vijë sërish të hënën e ardhshme me të tjera zhvillime sportive.