5 humbjet radhazi të Vllaznisë, dorëheqja e Luan Zmijanit dhe protesta e tifozëve kuqeblu kanë qenë temat kryesore në emisionin e radhës “Star Sport” në ekranin e “Star Plus”.
Të ftuarit diskutuan mbi problematikat dhe situatën e vështirë të Vllaznisë.
SPECIALISTËT: ZGJIDHJA PËR VLLAZNINË ËSHTË PRIVATIZIMI
Përveç Vllaznisë pjesë e diskutimeve ishte edhe kategoria e parë por edhe akademia Vllaznia. “Star Sport” do vijojë që të sjellë pranë teleshikuesve të shumtë tashmë me një teknologji e studio krejtësisht të re shqetësimet dhe zhvillimet sportive.