Emisioni i radhës “Star Sport” i gazetarit Pirro Ruvina në ekranin e “Star Plus” ka ardhur me një larmi diskutimesh. Specialisti i futbollit Hysen Zmijani shpreson në një rezultat pozitiv të Vllaznisë në transfertën me Tiranën.

Këtë javë luhet kryendeshja e kategorisë së parë mes ekipeve pretendente të Besëlidhjes dhe Kastriotit. Pjesë e “Star Sport” ishin edhe futbolli i femrave apo fitorja e rëndëishme e vajzave të basketbollit ndaj Tiranës në transfertë. “Star Sport” ka përcjellë për teleshikuesit edhe mendime të ndryshme përmes telefonatave ashtu siç është diskutuar edhe për shortin e kampionatit europian të futbollit ku Shqipëria është në grupin A bashkë me Francën, Rumaninë dhe Zvicrën.

Artikulli paraprakCANNON: PLOT SHQIPTARË NË BURGJE POR JO ATO QË DUHEN
Artikulli tjetërDITA E CARITASIT, MBAHET DARKA E BAMIRËSISË NË VAU DEJËS