Humbja e thellë e Vllaznisë ndaj Partizanit dhe situata e vështirë që po kalojnë aktualisht kuqeblutë, ishin në fokusin e diskutimit të emisionit “Star Sport” që transmetohet çdo të hënë në ekranin e Star Plus. Ish-futbollistët e Vllaznisë, Ditmar Bicaj dhe Edmond Doçi, por edhe trajnerët e futbollit Ardit Mani dhe Valmir Kurti, komentuan ndeshjen e kuqebluve ndaj Partizanit, por edhe problemet që ka skuadra shkodrane momentalisht.
Ndërkohë, në këtë emision, hapësirë kishin edhe lojërat me dorë dhe më konkretisht volejbolli i meshkujve, ku i ftuar ishte volejbollisti i Vllaznisë, Ardit Taflaj.
Personazhet më në zë të momentit të sportit shkodran do të flasin për “Star Sport” çdo javë, teksa specialistët e futbollit, ish-futbollistë, por edhe analistët e ndryshëm do të jenë pjesë e këtij emisioni për të diskutuar çështjet më të rëndësishme, si zakonisht çdo të hënë në ora 21:00.