Fitorja e Shqipërisë ndaj Çekisë, e cila e ka afruar Kombëtaren tonë, edhe më shumë drejt kualifikimit për në Europianin e Gjermanisë, ishte në fokusin e diskutimit të emisionit “Star Sport” që transmetohet çdo të hënë në ekranin e Star Plus. Komentatori i njohur, Gentjan Alinani, trajneri Ersi Çaku, si edhe menaxheri i futbollit Denis Balaj, folën me superlativa për këtë Kombëtare, ku thanë se kjo është më e mira në histori.

Ndërkohë, në këtë emision, hapësirë kishin edhe lojërat me dorë, ku të ftuar ishin presidenti i Vllaznisë në volejboll për femra, Florian Zekja dhe basketbollistja e ekipit kuqeblu, Bernada Rreshpja.

Personazhet më në zë të momentit të sportit shkodran do të flasin për “Star Sport” çdo javë, teksa specialistët e futbollit, ish-futbollistë, por edhe analistët e ndryshëm do të jenë pjesë e këtij emisioni për të diskutuar çështjet më të rëndësishme, si zakonisht çdo të hënë në ora 21:00.

Artikulli paraprakDËGJESAT PUBLIKE NË POSTRIBË DHE BËRDICË
Artikulli tjetërFILMI “NË KUADËR TË DASHURISË”