Ngjarja e papreçedentë që ndodhi në ndeshjen e femrave Tirana-Vllaznia, ishte në fokusin e diskutimit të emisionit “Star Sport” mbrëmjen e së hënës. Për të folur për këtë sherr masiv, në lidhje direkte ishte presidenti i Vllaznisë në futboll për femra, Lazër Matija, i cili sqaroi gjithçka çfarë ka ndodhur në kryeqytet ditën e shtunë.

Në këtë emision, poashtu u diskutua edhe për Vllazninë e futbollit të meshkujve, e cila e ka harruar shijen e fitores prej disa ndeshjes.

Ndërkohë, në “Star Sport”, hapësirë kishte edhe basketbolli i meshkujve, ku u fol për ecurinë pozitive që ka në ndeshjet e fundit ekipi i Vllaznisë.

Personazhet më në zë të momentit të sportit shkodran do të flasin për “Star Sport” çdo javë, teksa specialistët e futbollit, ish-futbollistë, por edhe analistët e ndryshëm do të jenë pjesë e këtij emisioni për të diskutuar çështjet më të rëndësishme, si zakonisht çdo të hënë në ora 21:00.

Artikulli paraprakFESTA E PAVARËSISË NË BASHKINË PUKË
Artikulli tjetërSOT 111 VJETORI I PAVARËSISË, BASHA HOMAZHE NË KULLËN E ISA BOLETINIT: GËZUAR DITËN E FLAMURIT