ANALIZË PËR EKIPIN E FUTBOLLIT TË VLLAZNISË E BASKETBOLLIT“Star Sport”, emisioni sportiv në Star Plus, televizion ka mbyllur ditën e hënë sezonin për vitin 2014-të për tu rikthyer sërish në janar.

Por kjo javë e fundit për këtë vit, “Star Sport” është ndalur tek një analizë e asaj çfarë ka ndodhur tek ekipi i Vllaznisë gjatë kësaj pjese të sezonit. Të ftuar në studio për të diskutuar për këtë, kanë qenë, Xhevdet Amuli në rolin e kryetarit të bordit të Vllaznisë dhe Hysen Zmijani drejtuesi i zyrës rajonale të Federatës Shqiptare të futbollit për veriun e shqipërisë, si dhe në rolin e specialistit. Pikërisht analiza e tyre, konsiston në veprimet e ndërmarra së fundmi nga bordi i ekipit. Po ashtu një pjesë e rëndësishme i është kushtuar dhe ekipit të basketbollit të Vllaznisë, ku trajneri Bledar Gjeçja, ka bërë një vlerësim për këtë fazë të parë të sezonit. Ndërkohë, basketbollit, Damian  Bekteshi është shprehur i bindur se ekipi do të jetë pretëndet kryesorë për fitimin e kampionatit. “Star Sport”, mbyll kështu siparin për vitin 2014, ndërkohë në janar të 2015-es do të rikthehet sërish me të tjera risi dhe të ftuar specialë. 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/4-LTWT–wNA” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakSFIDAT E ZHVILLIMIT RAJONAL
Artikulli tjetërVLLAZNIA NË MAL TË ZI ËPR FAZËN PËRGATITORE