Humbja e Vllaznisë ndaj Kukësit, që solli më pas edhe largimin e Migen Memelli dhe ardhjen e trajnerit të ri Qatip Osmani, ishin në fokusin e diskutimit të emisionit “Star Sport” që transmetohet çdo të hënë në ekranin e Star Plus. Specialisti i njohur i futbollit, Sulejman Starova, anëtari i Këshillit Bashkiak, Florian Bjanku, menaxheri i futbollit Luan Shpuza, si edhe gazetari Denis Bajraktari, thanë se largimi i Memellit ishte i papritur, pasi sipas tyre ai nuk është fajtor për situatën që po kalon Vllaznia.

Ndërkohë, në këtë emision, hapësirë kishin edhe lojërat me dorë dhe më konkretisht volejbolli i femrave, ku i ftuar ishte zv/trajneri i Vllaznisë, Ardian Dodani.

Personazhet më në zë të momentit të sportit shkodran do të flasin për “Star Sport” çdo javë, teksa specialistët e futbollit, ish-futbollistë, por edhe analistët e ndryshëm do të jenë pjesë e këtij emisioni për të diskutuar çështjet më të rëndësishme, si zakonisht çdo të hënë në ora 21:00.

Artikulli paraprakLIBRA PËR FËMIJËT SHQIPTAR NË GREQI
Artikulli tjetërQATIP OSMANI PREZANTOHET TE VLLAZNIA