Fitorja e Vllaznisë ndaj Teutës ishte në fokusin e emisionit “Star Sport”, që transmetohet çdo të hënë në ekranin e Star Plus. Komentet për futbollin ishin kryetema e këtij emisioni, ku sulmuesi i Vllaznisë, Mehdi Çoba, trajneri Valdano Nimani, si edhe gazetari sportiv, Admir Uruçi, dhanë opinionet e tyre për ekipin kuqeblu.
Në këtë emision u diskutua edhe për fitoren e Vllaznisë në volejboll për femra në ndeshjen e fundit ndaj Barletit, por edhe për kampionatin europian të priftërinjve në mini-futboll.
Emisioni në javët në vijim do të jetë si zakonisht çdo të hënë në ora 21:00.