SHIROKA PRO SHKARKIMIT TË RAINERIT, ZMIJANI DUHET KUJDES. “Star Sport” ka sjellë qëndrimin publik të një prej aëntarëve të bordit drejtues të ekipit të Vllaznisë, Edip Shiroka.
Ai është shprehur qartazi se është pro largimit të trajnerit Italian, pas shumë humbjeve të realizuara radhazi. Ndërkohë, trajneri Luan Zmijani, ka theksuar se situata është alaramante dhe që duhet bërë kujdes në menaxhimin e situatës, por natyrisht stafi teknik duhet të mbajë përgjegjësitë e tij. Në pjesën e dytyë, Star Sport është ndalur tek ekipi i volejbollit të Vllaznisë, ku të ftuar kanë qenë dy volejbollistët, Renato Kola dhe Anton Qafarena. Të dy ajnë shrpehur të bindur se skuadra do të arrij të zërë një vend në zonën play-off dhe pse jo të synojë finalen e kampionatit. “Star Sport” do të vijë të hënen e ardhshme me të tjerë të ftuar specialë e tema për diskutim.