Në opinionin sportiv vazhdojnë të qarkullojnë mendime dhe propozime për një Vllazni me sa më shumë shkodranë. Komente dhe deklarata të tilla u bënë edhe gjatë emisionit “Star Sport” në Star Plus TV, mbrëmjen e së hënës. Të ftuar ishin Alban Neziri, Kujtim Shaba, Qashif Hoxha, Edmond Dibra, si edhe Ervin Baku në lidhje direkte.
Pjesë e rëndësishme e këtij emisioni ishte edhe suksesi i Vllaznisë në boks, që u shpall kampione e Shqipërisë për të 25-tën herë, ku kryetrajneri Zef Gjoni tregoi më shumë rreth sakrificave dhe vështirësive të kaluara në gjithë këto vite. Emisioni “Star Sport” në javët në vijim do të jetë si zakonisht çdo të hënë në ora 21:00.
https://youtu.be/7q4xLEKGCC4