579-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, do të kremtohet në një mënyre krejt të veçantë.Aktivitetet në kuader të kësaj ngjarje të rëndësishme kanë nisur mbrëmjen e së martës, ku përmes një projeksioni dritash në malin e Shëlbuemit përbri qytetit të Lezhës janë shfaqur imazhe që lidhen me Besëlidhjen e Princave Shqiptar dhe figuren e Gjergj Kastriotit Skëndërbeut.Teksa prezantoi veprimtaritë që do mbahen në kuader të 2 marsit, kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu është i bindur se Besëlidhja e Lezhës do të kthehet në një festë kombëtare.

Besëlidhja e Lezhës është ngjarja më e rëndësishme në historinë e popullit shqiptar, dhe në kuader të kësaj dite janë planifikuar të organizohen një sëre veprimtarish në Lezhë, që do të kulmojnë të enjten e 2 marsit.

 

Artikulli paraprakMERRET VENDIMI, MINISTRI PELESHI: RRITEN ME 7% PAGAT PËR TË GJITHË USHTARËT NË VEND
Artikulli tjetërLEZHË, PD FTON QYTETARËT NË PROTESTË