Në qytetin e Shkodrës ka nisur edicioni i 17-të mbarëkombëtar dhe rajonal i interpretantëve të rinj të muzikës, Çmimi “Pjetër Gaci”.
Për tre ditë radhazi talentetet e reja të të gjitha moshave do të sjellin interpretime të larmishme në piano, kanto dhe audicionin e harqeve.
Ndërkohë të rinjtë do të gjykohen nga një juri profesioniste, pikërisht kjo e fundit do përzgjedhë më të mirin duke e dekoruar me çmimin “Pjetër Gaci”.
Konkursi organizohet nga qendra kulturore Pjetër Gaci të teatrit Migjeni të qytetit të Shkodrës.
Qëllimi I këtij kompeticioni është evidentimi I talenteve të reja. Ndërkohë këtë vit shihet një pjesmarrje e lartë e konkurentëve jo vetëm nga Shkodra por dhe më gjerë.