Ka startuar në Lezhë Edicioni i 13 i Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar i Rapsodeve dhe Instrumentisteve Popullor, ku për dy netë me radhe do të ngjiten në skenen e Pallatit të Kultures “Ded Ndue Lazri” 18 grupe artistike nga qytete të ndryshme të Shqipërise. Me një gamë instrumentesh, këngë dhe kostume që prezantonin krahinat e tyre, në naten e parë të këtij festivali konkuruan grupet artistike të Fushë Arresit, Malesia e Tiranës, Gjirokastres, Tropojes, Kurbinit, Gramshit, Kamzes dhe Lezhës.

Drejtori i Qendres Kombëtare të Veprimtarive Folklorike dhe Tradicionale Niko Kotherja tha se ky festival i cili është kthyer në traditë prezanton vlerat më të mira folklorike të vendit tonë.

Organizuar nga Ministria e Kulturës, Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale dhe Bashkia Lezhë në natën e dytë e takimit të Festivali Folklorik Tipologjik i Rapsodëve dhe Instrumentistëve Popullor do të bëhet dhe vlerësimi i përformancave të artistëve ku do të ndahen dhe çmimet fituese.

Artikulli paraprakMOTI I KEQ, PROBLEME NË LEZHË
Artikulli tjetërREKTORI PRET KAMPIONËT E VOLEJBOLLIT