Ka startuar në Lezhë edicioni i 12 i festivalit folklorik tipologjik i rapsodëve dhe instrumentistëve popullor, event ky që organizohet nga Ministria e Kultures në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë.Grupe artistike të ardhur nga qytete të ndryshme të shqipërisë u ngjiten në skenen e qendres kulturore të fëmijeve, duke shpalosur vlerat e tyre artistike.
Krahas rapsodëve me emer ra në sy dhe pjesmarrja e rapsodëve të rinj të cilët, synojnë të mbajnë gjallë traditen e zonave që përfaqesojnë.
Në këtë festival i cili ka karakter konkurues marrin pjesë grupet artistike nga qytete te ndryshme te Shqiperise.