VLLAZNIA E “JUBAN-DANJA” E NISIN ME FITORE.Ka startuar kampionati i 6-të kombëtar i futbollit të femrave i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Këtë edicion marrin pjesë 12 ekipe, çka tregon se ka patur një rritje të numrit të ekipeve pjesmarrëse. Ndeshja e parë e zhvilluar në fushën sportive “Reshit Rusi” ka qenë mes ekipit të Vllaznisë dhe Bilisht Sport, takimi ka përfunduar me rezultatin e thellë 9-0 për vajzat kuqeblu.
Pas ndeshjes, trajneri Selami Pepa, është shprehur optimist se edhe këtë sezon Vllaznia do të jetë pretendente. Ndërkohë ndeshja e dytë ka qenë mes ekipit “Juban-Danja” dhe skuadrës së Elbasanit. Edhe kjo ndeshje ka folur e gjitha për vajzat e “Juban-Danjës “ të cilat kanë fituar me rezultatin 4-1. Kështu ekipet nga shkodra e nisin me fitore, duke konfirmuar kështu se do të jenë ekipet pretendente edhe për këtë vit.