“Star Sport” ka nisur sezonin e ri në ekranin e “Star Plus”. Emisioni i parë i këtij sezoni nisi pas ndeshjes Vllaznia-Kukësi, nën moderimin e dyshes Maringlen Zhivani dhe Marinela Matija. Në puntatën e parë të emisionit për këtë sezon, u diskutua për startin e Superiores, formulën e re të saj me “Final Four” dhe fatmirësisht, nisjen me fitore të Vllaznisë. Komentet për futbollin ishin kryetema e emisionit të parë për këtë sezon me të ftuar si Rudi Vata, Ndriçim Shtubina, Arbër Shytani dhe Apollon Haxhi.
Emisioni në javët në vijim do të jetë si zakonisht çdo të hënë në ora 21:00. Javën e ardhshme, Vllaznia do të luajë në transfertën e Rrogozhinës ndaj Erzenit dhe padyshim që, në “Star Sport” do të ketë sërish të ftuar të tjerë nga drejtuesit kuqeblu për të folur rreth skuadrës shkodrane.