Gjigandi i internetit, Facebook ka lançuar këto ditë një update, që favorizon një mënyrë te re për të bërë statuse.
Nga tani e tutje ju mund të postoni në faqe dhe të zgjidhni një ngjyrë nga seti i Facebook për tekstin. Provoni të shkruani diçka në në kutinë e “What’s on your mind?” dhe do t’ju shfaqet një set ngjyrash. Aplikacioni i ri ishte vetëm në Android, por tani ka ardhur edhe në iOS dhe desktop. Shumica e përdoruesve përreth botës tashmë e kanë këtë veçori, që do të zbukurojë facebook me ngjyra.