Një pjesë e studentëve prej orës 10:30 kanë nisur protestën në ditën e 15-të, ndërsa një grup tjetër nga Universiteti Bujqësor janë në takim me kryeministrin Edi Rama Studentët që janë në protestë kanë bllokuar rrugët kryesore në kryeqytet duke shkaktuar kaos me qarkullimin, ndërsa grupi tjetër ndodhet përpara Kryeministrisë.

Ndërkohë që rreth orës 11:00 disa prej studentëve në protestë qëlluan me vezë në drejtim të Kryeministrisë. Studentët kërkojnë plotësimin e tetë kërkesave të tyre, për të cilat qeveria ka dhënë OK, por fillimisht kërkon dialog, që nuk pranohet nga studentët.

Protesta e studentëve ditën e djeshme u mbështet edhe nga opozita pas apelit nga Basha dhe Kryemadhi, ndërkohë që u përshkallëzua me bllokimin e rrugëve pas orës 14:30

Për protestën e sotme një pjesë e studentëve kanë një mesazh për Bashën dhe Kryemadhin “Mos guxoni të afroheni në protestë”. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama ka nisur që dje dialogun me studentët dhe pedagogët

Ndryshe nga ditët e tjera sot numri i studentëve që ndodhen para selisë së qeverisë është tkurrur. Kjo pasi një pjesë e studentëve kanë bllokuar kryqëzimet kryesore në Tiranë, te Rruga e Elbasanit, 21 Dhjetori,

9-Katëshet dhe ura e madhe e Lanës. Një pjesë e studentëve vijojnë protestën duke kërkuar plotësimin e tetë pikave pa dialog, .

Artikulli paraprakADMINISTRATORËT RITRAJNOHEN PËR ND/EKONOMIKE
Artikulli tjetërUSH, STUDENTË E PEDAGOGË NDIHMË FAMILJES NË NEVOJË