MENAXHERJA E PROGRAMIT “SEED”: KJO MUND TË ARRIHET PËRMES FORMIMIT PROFESIONAL. Sektori privat dhe balanca e kërkesë ofertës janë të rëndësishme për integrimin e perspektivës gjinore.
Në ditën e dytë të seminarit për përmirësimin e shërbimeve të institucioneve vendore, menaxherja e programit Manjola Stefani thotë se kjo mund të arrihet përmes ndihmës nga formimit profesional. Me rëndësi është edhe koordinimi i institucioneve vendore. Përmes përforcimit të shërbimeve edhe për Shkodrën mund të ketë një nxitje për punësimin për gratë dhe të rinjtë. Programi “Seed” synon ngritjen e kapaciteteve për të vendosur apo përmirësuar marrëdhëniet me institucionet shtetërore dhe publike, shoqërinë civile dhe sektorin privat.