Konferenca e Kryetareve rrëzon kërkesën e PD për zgjatjen e mandatit të Komisionit Hetimor parlamentar për Sterilizimin dhe check-up në Shëndetësi.
Kërkesa nuk u pranua nga përfaqësuesit e mazhorances në Konferencën e Kryetarëve.
Në kërkesën e PD për zgjatjen e hetimit parlamentar thuhet se “Komisioni nuk ka përmbushur të gjitha pikat e planit hetimor lidhur me marrjen në pyetje të dëshmitarëve dhe nuk është shkruar raporti i Komisionit i cili në rastin më të mirë kërkon 10 deri në 14 ditë kohë përpara paraqitjes të tij në Komision dhe më pas në Kuvend. Nëse Komisioni nuk zgjat veprimtarinë e tij, nuk ka afat kohor për të shkruar raportin”.