“Mungesa e kanaleve shkarkuese në unazën lindore e evidentuar në mbledhjen e shtabit të emergjencave të bashkisë Shkodër nuk është përgjegjësi e autoritetit verior të rrugëve”.

Kështu përgjigjet drejtori rajonal në Shkodër Shkëlqim Sterkaj i cili thotë se përgjegjësi e tyre është vetëm mirëmbajtja duke lënë të kuptohet se pjesa tjetër i takon bashkisë Shkodër. Drejtori Sterkaj thotë gjithashtu në situatën e fundit të reshjeve të shiut në rrugët nacionale nuk ka patur probleme dhe se është ndërmarrë edhe një plan masash që është vënë në zbatim. Edhe fundjava pritet sipas parashikimeve të motit që të jetë e përkeqësuar dhe me reshje shiu por drejtori i autoritetit verior të rrugëve tregon se firmat e kontraktuara e kanë të qartë planin e emergjencave të raste të tilla ndaj nuk ka pse të ketë probleme. Pavarësisht reshjeve të shiut, rrugët nuk shfaqën probleme, ndërhyrje të cilat do vijojnë edhe tani duke qenë se afron fluksi për sezoni turistik.

Artikulli paraprak350 BIZNESE DEBITORË NDAJ BASHKISË, AFATI I FUNDIT 30 QERSHOR
Artikulli tjetërZYRA ME NJË NDALESË, 400 KËRKESA PËR AKTIN E PRONËSISË SË TOKËS