Kryeministri Edi Rama i pranishëm në ceremoninë e nisjes së stërvitjes ushtarake Defender Europe 2023 tha se kjo stërvitje tregon se Shqipëria mbetet një aleat i fortë dhe i besueshëm i SHBA dhe NATO

“Kjo stërvitje na rikujton se pavarësisht gjuhës që flasim, pavarësisht flamurit jemi të lidhur pazgjidhshmërisht me ato vlera dhe parime të cilat janë të kërcënuara po njësoj për secilin prej nesh. Të gjithë së bashku jemi të imponuar nga historia dhe ardhmëria jonë që të funksionojë në unitet të plotë. Vitin e shkuar erdhi lajmi i mirë për ngritjen e shtabit të bazës së forcave operacionale, dëshmon se Shqipëria mbetet një aleat i fortë dhe i besueshëm i SHBA dhe NATO, por Shqipëria bëhet hap pas hapi një pikë e palëvizshme referimi në kontinentin tonë.

Me aeroportin e Kuçovës, që do jetë në funksion si bazë e re operacionale e NATO-s dhe shpresojmë që edhe me portin, që do ketë të njëjtët komponentë, duke funksionuar si bazë operacionale e NATO-s për forcat detare, një faqe e re e historisë sonë po shkruhet dhe në këtë faqe të re ne jemi jo vetëm konsumatorë por edhe kontributorë në këtë aleancë të madhe. Me një falënderim për të gjithë ju që jeni angazhuar në këtë stërvitje dhe mirënjohje për aleatët tanë strategjikë, ju uroj çdo të mirë, mbarësi dhe vetëm sukses në këtë përpjekje të përbashkët, për diçka pa të cilën ne nuk do të ishim ata që kemi kërkuar gjithmonë të jemi”, tha Rama.

Artikulli paraprakYURI KIM: SHBA, SHQIPËRIA DHE ALETATËT E NATO-S JANË MË TË BASHKUAR SE KURRË
Artikulli tjetërNË KËRKIM TË AVOKATIT TË POPULLIT, BALLA I PËRGJIGJET BERISHËS: S’ËSHTË TRADHTI QË OPOZITA TË ULET ME NE DHE TË DISKUTOJË