Procesi i dezinsektimit i nisur në gjysmën e dytë të muajit maj është shtrirë në qytetin e Shkodrës dhe pikat turistike, Shirokë e Velipojë.

Lufta kundër mushkonjave në fillim të sezonit turistik është kthyer tashmë në një proces të përvitshëm për të cilin angazhohet Drejtoria e Shëndetit Publik. Ashtu si edhe vitet e mëparshme, dezinsektimi po bëhet me agjentë biologjikë që nuk dëmtojnë biodiveristetin dhe gjallesat.

Po ashtu, lënda e përdorur për dezinsektim nuk është element shqetësues apo me efekte anësore për pushuesit në zona turistike. Procesi i dezinsektimit në të gjithë vendin vijon deri në muajin tetor nga toka dhe në disa raste nga ajri. Skudarat e dezinsektimit kanë tashmë një plan të përgatitur për ndërhyrje, duke dezinsektuar bodurme pallatesh, puseta dhe ambiente të tjera të përmbytura që shërbejnë si vendgrumbullim i mushkonjave apo larvave të tyre.

Artikulli paraprakU ZHDUK PREJ 2 DITËSH, GJENDET I VDEKUR 66-VJEÇARI
Artikulli tjetërSHKODËR, GATI PROJEKTI PËR LANDFILLIN E INERTEVE