Ky është tregu i bagëtive në Stom-Golem. Për administratorët e këtij objekti Agjencia e Seksionit të Bujqësisë Shkodër kanë ka lënë disa detyra për plotësimin e kushteve.

Menjëhërë është investuar në sistemin e ujit, kanalizimeve dhe pjesë të tjera të nevojshme për mbarëvajtjen e punës.

Sa i takon kushteve veterineri Kolë Vojvoda thotë se ka shumë për të bërë por hap pasi hapi jemi duke plotësuar ato detyra që na janë lënë. Bagëtitë sipas tij me urdhër të prerë nuk do të lejohen në treg të pa matrikulluara dhe pa certifikatë veterinare.

Pavarësisht se njësia rrethina vuan mungesën e ujit të pijshëm në këtë treg është marrë parasysh furnzimi me ujë ku është vendosur një depozitë 60 mijë litërshe me ujë dhe është bërë shpimi 45 metra nëntokë.

Veterineri Kolë Vojvoda thotë se tregu duhet të funksionojë cdo ditë dhe jo njëherë në javë në mënyrë që përfitimi i sa më shumë të ardhurave për administratorët e tregut do të përkthehet në investime dhe plotësim kërkesash sic urdhëron agjencia e seksionit të bujqësisë.

Sipas administratorëve po punohet per strehimin e bagetive kur te kete reshje shiu dhe sipas tyre deri tani janë plotesuar 80 % e kerkesave ndërsa aty punohet me tre veterinerë.

 

 

Artikulli paraprak134 MJETE TË REJA PËR POLICINË E SHTETIT
Artikulli tjetërLËKUNDJE TËRMETI, EPIQENDRA MALËSI E MADHE