“Djemte dhe burrat pjese e zgjidhjes – Tregoni se jeni kunder dhunes”.
Ky aktivitet zhvillohet ne vazhden e aktiviteteve ndergjegjesuese qe po zhvillohen gjate 16 diteve te Aktivizmi, 25 Nentor – 10 Dhjetor.25 Nentori eshte dita Nderkombetare kunder Eleminimit te Dhunes ndaj Grave dhe vajzave. Organizata “Gruaja tek Gruaja” është organizatë jo fitimprurëse në ndihmë të viktimave të dhunës në familje dhe në mbrojtje të të drejtave të grave që ofron asistencë psikologjike, konsulencë juridike dhe përfaqësim ligjor për gra dhe vajza të dhunuara,strehim emergjent 48 oresh si dhe këshillim psikologjik për djemtë dhe burrat që shfaqin sjellje të dhunshme dhe agresive.