Zhvillimi rajonal i Shkodrës dhe veriut të Shqipërisë ishte në qendër të një takimi të zhvilluar në bashkinë Shkodër. Në këtë takim u prezantuan disa prej investimeve me të rëndësishme dhe projektet e së ardhmes në infrastrukturë por edhe turizëm, bujqësinë dhe sektorë të tjerë. Kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci dhe drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli folën për projektet aktuale por edhe mundësinë për ta kthyer Shkodrën në një qendër të zhvillimit ekonomik.
Ministrja për Sipërmarrjen Delina Ibrahimaj dhe drejtuesja politike e qarkut Shkodër Elisa Spiropali bën të ditur se mbështetja që do japë qeveria për Start Up-et në fushën e inovacionit por edhe investime të tjera strategjike do të bëjnë që Shkodra të marrë një zhvillim shumë më të madh ekonomik.
Pritet që në këto katër vite qeveria shqiptare të mbështesë me investime të mëdha qytetin e Shkodrës dhe krejt veriun.