Policia ka dorëzuar në Prokurori një deklaratë të një shtetasi, i cili ka dëshmuar se arma që mbante deputeti Gent Strazimiri në brez është një pistoletë e dhuruar prej tij.

Fillimisht të dhënat janë publikuar në rrjetin social Facebook në të cilin shtetasi me emrin Pëllumb Nili shprehet se arma që mbante Strazimiri në protesten e Liqenit është një pistoletë “Hekler und Kosh” e dhuruar prej tij. Kjo gjë ka shtuar dyshimet e policisë, e cila e ka marrë në pyetje këtë shtetas që ka deklaruar se u kishte dhuruar dhjetë pistoleta disa shtetasve, mes tyre edhe një armë Gent Strazimirit. Policia pretendon në materialet e referuara në Prokurori se arma që kishte Strazimiri nuk është arma që ai dorëzoi në polici e për të cilën ai kishte shkelur afatet e dorëzimit, por një armë tjetër. Këto të dhëna i referohen Prokurorisë nga policia që këmbëngul jo vetëm hetimin e deputetit për armëmbajtje pa leje, por edhe për pranim dhurate. Aktualisht në Prokurorinë e Përgjithshme për protestën e Liqenit janë kallëzuar nëntë deputetë, që të gjithë për kundërshtim të policisë dhe shkatërrim pronë e tubim të paligjshëm. Përpos këtyre veprave, deputeti demokrat Strazimiri është i kallëzuar edhe për armëmbajtje pa leje.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakPUKË, GODITET ME LEVË NJË SHTETAS
Artikulli tjetërNGJARJE E RËNDË, BABAI GODET AKSIDENTALISHT TË BIRIN ME SËPATË