Ka qënë dicka ndryshe, nuk e kemi hasur asnjehere ne rruget e Shkodres, por nje shfaqje të tilla e ka sjelle për publikun, Qendra Rinore Arka në bashkepunim me Bashkine Shkoder dhe Ambasaden e Izraelit ne Tirane.
Dror Liberman se bashku me shoqëruesen e tij nga japonia kanë përformuar në pedonalen e gjuhadolit, duke habitur edhe pjesmarrësit me performacat e tyre. I pranishëm në këte aktivitet ka qënë edhe zv ambasadori i izraelit në tiranë i cili ka folur për këtë aktivitet por edhe bashkëpunimet qe pritet te realizohen në Shkodër. Street Art, apo arti i rrugës është një nga zhanret i cili në Izrael njihet së tepërmi, duke u kthyer në një nga zhanret më të pëlqyer të momentit. Performanca qe artistët e tjerë i sjellin nëpërmjet muzikës, pikturës apo poezisë, këto personazhe i servirin në këtë formë duke përformuar në rrugët e qyteteve dhe me një simbolikë ndryshe.