Përmes sistemit të pikëzimit, qytetarët me probleme social-ekonomike në Shkodër mund të përfitojnë nga skema e strehimit.
Të gjithë ata që pretendojnë se përfitojnë nga një shërbim i tillë, kanë të drejtë të bëjnë aplikimin pranë Drejtorisë së Shërbimit Social në Bashkinë Shkodër. Përfituesit e skemës së strehimit janë të vendosur aktualisht në ambientet e ish-konviktit Safet Spahiu, ndërsa një pjesë e tyre pritet që së shpejti të zhvendosen tek ish-konvikti i shkollës Pyjore, godinë e cila së fundmi ka marrë statusin e banesës sociale. Gentian Hyseni është njëri prej qytetarëve të Shkodrës që ka përfituar strehim në ish-konviktin Safet Spahiu.
Muajt e ardhshëm, ai së bashku me familjen pret që të zhvendoset në ambientet e reja, pasi thotë se i plotëson kriteret e kërkuara.