ISH-KRYEBASHKIAKU LË TË KUPTOHET SE PËR PUKËN S’ËSHTË PUNUAR MIRË. Rethi i Pukës bashkë me Bashkinë Pukë janë ndër më të varfërat në Shqipëri.

Kështu e vlerëson ish-kryetari i Bashkisë Pukë Rrustem Struga i cili lë të kuptohet se kryetari aktual Beqir Arifi nuk ka qeverisur ashtu siç duhet. I pyetur nëse është i gatshëm për të rikandiduar për koalicionin e majtë tashmë për Bashkinë e madhe të Pukës me të cilën bashkohen disa komuna, Struga shpreh gatishmërinë e tij. Pas pak ditësh partitë politike pritet që të publikojnë kandidatët e tyre për zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Në radhët e socialistëve në Pukë, ish-kryebashkiaku Rrustem Struga shihet sërish si një mundësi.

Artikulli paraprak“EURO 2016” SHQIPËRIA KËRKON FITORE NDAJ ARMENISË
Artikulli tjetërRADOVANI APEL NJËSIVE VENDORE PËR SHËRBIMET