ISH-KRYEBASHKIAKU I PUKËS: S’ËSHTË POLITIKE, AS BERISHA SE PRITI NË ZYRË. Ish-kryebashkiaku i Pukës Rrustem Strugaj hedh poshtë akuzat e bëra nga nga kryebashkiaku aktual Beqir Arifaj në lidhje me borxhet e akumuluara më parë nga kjo Bashki.
Ish-kryebashkiaku Strugaj tregon edhe arsyet se pse nuk janë likujduar borxhet në kohën kur ai ka drejtuar Bashkinë Pukë. Duhej të ishte menaxhuar më mirë situata shprehet Strugaj. Strugaj thotë se nuk është aspak goditje politike vendimi i përmbarimit për sekuestro në Bashkinë e Pukës. Për ish-kryebashkiakun e Pukës, kreu aktual Arifaj përveçse nuk ka të drejtë në akuzat që bën po ashtu nuk ka ditur të bëjë një mirëmenaxhim duke arritur në këtë situatë ku përmbarimi kërkon sekuestro.