Një tjetër seancë e dhurimit të gjakut është zhvilluar sot në departamentin e Infermierisë në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Vullnetarët më të rregullt të dhurimit të gjakut janë studentët. Çelsi Pali, një prej tyre tregon se arsyet pse iu bashkua kësaj fushate dhe mesazhin që ka për moshatarët e saj.

Vera Gjinaj, koordinatore e Kryqit të Kuq Shkodër thotë se nisma të tilla janë të nevojshme pasi janë rritur kërkesat për furnizimin me gjak të pacientëve që vuajnë nga Talasemia, por jo vetëm.

Armando Lekaj, kryetar I Këshillit Studentor bën me dije se këto nisma do të jenë të vazhdueshme.

Nismës së studentëve për dhurimin vullnetar të gjakut iu bashkuan edhe pedagogë dhe qytetarë të ndryshëm të cilët mbështesin kauzën e pacientëve që vuajnë nga talasemia.

 

Artikulli paraprakVERMOSH, LIDHEN DHE GRABITEN ÇIFTI I TË MOSHUARVE
Artikulli tjetërSHKODËR, EKRANI I ARTIT ÇEL SIPARIN E AKTIVITETEVE