Studentët e vitit të dytë të departamentit të Arteve të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” kanë hapur një ekspozitë në fushën e tekstil-design. Në këtë ekspozitë ishin të paraqitura rreth 40 punime të cilat ishin frymëzuar nga motivet tradicionale por të sjella në veshje moderne.
E pranishme në këtë ekspozitë ishte edhe rektorja e universitetit të Shkodrës Suzana Golemi e cila u shpreh se do të nis puna për ndërtimin e një laboratori për lëndën e tekstil-design.
Ekspozita e studentëve të arteve u hap në mjediset e rektoratit të universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.