Në ambientet e Fakultetit të Shkencave Shoqërore u zhvillua seanca e radhës e dhurimit vullnetar të gjakut në mbështetje të personave talasemik.
Vera Gjinaj, koordinatore e projektit të dhurimit të gjakut nga Kryqi i Kuq Shkodër shprehet se ky projekt zhvillohet nga Janari i këtij viti në të gjithë fakultetet e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, por jo vetëm.
Pavarësisht se dhurimi i gjakut ka vite që realizohet si projekt në të gjithë Shqipërinë, masa e mbuluar nga dhuruesit vullnetarë të gjakut në të gjithë vendin nuk e kalon mesataren 50% të nevojave me të cilat përballet Banka Kombëtare e Gjakut, shprehet Gjinaj
Në qarkun Shkodër janë rreth 400 persona të cilët vuajnë nga talasemia. Mënyra e vetme për të siguruar gjakun që i nevojitet është ta blejnë atë nga Banka e Gjakut në Tiranë, pasi Spitali Rajonal i Shkodrës nuk ka mjaftueshëm sasi gjaku për të gjithë pacientët.