Në fakultetin ekonomik të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” është zhvilluar seanca e radhës e dhurimit të gjakut për pacientët që vuajnë nga sëmundja e talasemisë. Më të rregullt në këto seanca janë studentët, të cilët edhe më tepër ndërgjegjësohen për rëndësinë e dhurimit vullnetar të gjakut.
Vera Gjinaj, koordinatore e kryqit të kuq dega Shkodër që organizon këto seanca tregon se falë dhuruesve vullnetarë mund të sigurojnë rreth 50 doza gjak. Ndërkohë që në Shkodër fatmirësisht nuk ka pacientë të talasemisë major, që kanë nevojë për infusion çdo dy javë
Koordinatorja Gjinaj ka një falenderim për të gjithë dhuruesit vullnetarë.
Dhuruesit vullnetarë më të rregullt mbeten të rinjtë, ndërkohë që nuk mbeten pas as qytetarë të tjerë të cilët ndjekin rregullisht fushata të tilla.