Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka prezantuar një plan eksporti pas një trajnimi që bënë studentët e fakultetit ekonomik në kursin e trajnimit “Export Management Plus” i realizuar në bashkëpunim me një biznes italian.
Dekania e fakultetit ekonomik Arjeta Troshani tha se këto kurse janë të rëndësishme duke qenë se Shqipëria po shkon drejt tregjeve në komunitetin europian. Troshani tregon se çfarë kanë mësuar të rinjtë në këtë trajnim. Takimi kishte për qëllim të promovojë planin eksport më të mirë të realizuar nga studentët, me të cilën do të nënshkruhet një kontratë ndërmarrje e përbashket mes një kompanie italiane dhe asaj shqiptare për zhvillimin e përbashkët të tregut të Ballkanit në sektorin e fasonerisë, duke treguar kështu që është e mundur krijimi i një ure ndërmejt unversitetit dhe botës së biznesit.