Studentët e vitit të parë të degës gazetari-komunikim të universitetit të Shkodrës kanë sjellë disa tema të përzgjedhura dhe të shkruara nga vetë ata duke i prezantuar përpara një jurie të larmishme. Pedagogia që udhëheq këta student, Valbona Karakaçi thotë se studentët sollën disa tema të forta dhe aktuale me të cilat i kemi në përditshmërinë tone.

Kjo përballje e parë e studentëve që aspirojnë gazetarinë sjell në vëmendje shprehet pedagogia Karakaçi sfidën e një tensioni dialektor mes veriut dhe gjuhës standard.
Një prej anëtareve të juries, gazetarja Merita Çoba vlerëson temat e përzgjedhura nga studentët.

Kjo përballje e studentëve të vitit të parë të gazetarisë në universitetin e Shkodrës me jurinë e përbërë nga gazetarë, aktorë e ekspertë të artit është kthyer në një traditë duke u zhvilluar çdo vit.

 

Artikulli paraprakSHOFERËT E PAKUJDESSHËM DËMTOJNË BY PASSIN
Artikulli tjetërKONFLIKT MES NXËNËSVE NË LAÇ, PLAGOSET NJË 17-VJEÇAR