Studentët e universitetit “Luigj Gurakuqi” vazhdojnë rezistencën e tyr duke protestuar. Gjatë ditës së sotme studentët e Shkodrës janë mbledhur tek sheshi 2 prilli duke u nisur drejt Tiranës në mbështetje të studentëve atje. Tashmë kjo metodë do të ndiqet çdo ditë nga ana e tyre.
Nga sa raportohet në një pjesë të madhe të fakulteteve në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” vazhdon bojkoti i procesit mësimor duke krijuar kështu një ngërç jo të vogël.
Nga ajo që pritet është që ky vit akademik të shtyhet në vazhdimësi për shkak të bojkotit të mësimit gjatë kësaj periudhe nga ana e studentëve që po protestojnë.