Kryqi I Kuq Shkodër ka zhvilluar seancën e radhës të dhurimit të gjakut në bashkëpunim me Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Kësaj here, dhurimi I gjakut u bë në fakultetin Ekonomik ku pati pjesëmarrje të konsiderueshme të studentëve të cilët I bashkohen kauzës për Talasemikët.

Pranvera Gjinaj, koordinatore pranë Kryqit të Kuq dega Shkodër thotë se kësaj here ka patur fluks të dhuruesve vullnetarë të gjakut.

Koordiantorja e Kryqit të Kuq thotë se nevojat për transfuzion gjaku janë të mëdha,jo vetëm për pacientët që vuajnë nga Talasemia por edhe për raste të tjera të aksidenteve apo sëmundjeve të ndryshme, pasi Banka e Gjakut nuk përmbush nevojat në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Pothuajsë çdo muaj, studentët e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” I bashkohen seancave vullnetare të dhurimit të gjakut në ndihmë të personave që vuajne nga Talasemia.

 

Artikulli paraprakGJYKATA KUSHTETUESE VENDOS DATËN, JA KUR SHQYRTOHET ÇËSHTJA PËR SHKARKIMIN E PRESIDENTIT META
Artikulli tjetërREHABILITIM I RRJETIT UJËSJELLËS NË NJESINË SHALË