Një grupim studentësh të degës juridik janë futur edhe ditën e sotme me forcë në godinën e re të fakultetit të shkencave shoqërore duke pretenduar se duan të zhvillojnë mësimin në këto ambjente. Pasi kanë qëndruar për pak kohë studentët kanë dalë jashtë godinës.
Prej dy ditësh në këto ambjente është krijuar një situate konfliktuale ku grupimi i studentëve ditën e djeshme hyri me forcë duke thyer me gurë xhamin e derës hyrëse.
për këtë situatë grupi i studentëve janë shprehur se situata doli jashtë kontrollit dhe se xhami i thyer do paguhet nga vetë studentët
Ndërkohë grupi i studentëve vazhdojnë të kenë pretendime se godina është në kushte optimale për të zhvilluar mësim.