Pasi një studente spërkati Lindita Nikollën me salcë ditë më parë, sot studentët janë bërë bashkë në një protestë, duke kërkuar dorëheqjen e ministres.

Gjatë mesditës, një grup studentësh e përkrahës të tyre nisën një protestë para Ministrisë së Arsimit, për të kërkuar dorëheqjen e ministres Nikolla. Protesta vjen pas aktit të fundit që studentja Mirela Ruko e spërkati ministren me salcë dhe përfundoi mbi 10 orë e arrestuar. Në nisje të protestës ajo deklaroi se Nikolla duhet të japë dorëheqjen. “Një mesazh ju jap, represioni policor është shumë i madh, por ata janë shumë pak dhe ne kemi shumë salcë për të gjithë”, tha Mirela

Artikulli paraprakM.MADHE, NIS ASFALTIMI NË KALDRUN
Artikulli tjetërVOLTANA ADEMI, NË TONIGHT STAR PLUS